Rama: Shqipëria dënon sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar fuqishëm sulmin iranian kundër Izraelit.


Përmes një postimi në X, Rama thotë se ky sulm përbën kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.

Më tutje ai thotë se Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin izraelit, si dhe theksoi nevojën për një armëpushim në Gaza.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme”, shkroi Rama.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”.

“Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”.