Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se më shumë se 3.2 milionë njerëz në zonat e okupuara të Ukrainës kanë marrë pasaporta ruse.


Ai tha se banorëve në pjesë të Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson u janë dorëzuar pasaportat, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.

“Parimi është që vetëm ata që respektojnë traditat, gjuhën, kulturën dhe historinë tonë mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë në Rusi. Ky parim duhet të jetë vendimtar”, ka thënë ai.