Policia shpall në kërkim Akil Gjakovën

Xhudisti Akil Gjakova shpallet në kërkim nga policia për “Dhunë në familje”.


Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin Akil Gjakova.

Organet e rendit kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Gjakovës.

Policia kërkon nga ata që kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmëroj policinë, apo edhe në stacionin më të afërt.

Qytetarët informacionet mund t’i japin në:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Xhudisti kërkohet për vepren penale “Dhunë në familje”.

Ai pati deklaruar për Klankosova.tv se gjendet jashtë Kosovës dhe se posa të kthehet në Kosovë do të paraqitet në polici.