Policia në Gostivar ka ndaluar dy persona për marihuanë

Me datë 11.04.2024 në ora 17:50 në Zdunje të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë ndaluar personat E.J.(24) nga Nistrova e Gostivarit dhe B.S.(23) nga Zdunja e Gostivarit, pasi që gjatë kontrollit të kryer u është gjetur dhe konfiskuar marihuana dhe se kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike. Të dy janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës. TS