Plas bomba nga Artin Spahiu/ Vetëm Izet Mexhiti nuk është përgjuar!?

 


Kryetari i degës së BDI-së Dibër, Artin Spahiu ka tronditur opininon gjegjësisht BDI-në. Sipas tij një ish funksionar i lartë  i BDI-së nuk ka pasur bomba që do me thënë nuk është përgjuar qe sipas tij i dedikohet Izet Mexhitit.

Bombat e Zoran Zaevit rrëzuan edhe diktaturën e Nikolla Gruevskit, por në mesin e shumë përgjigjimve që u publikuan kurrë nuk u dëgjua zëri i Izet Mexhitit dhe këto dyshime i ka treguar në një statur Artin Spaihu duke na bërë me dije se do të fillojë me shumë lajme të tjera.

“Fillojmë…
Rubrika “ Une e di, po Ju a e dini ?”
Pasi shpesh na akuzojnë për “lojra fati” dhe llotari, edhe pse nuk kemi asnji lidhje me biznesin e lojrave të fatit e as me përfitimet, unë dua ta startoj rubrikën me dy pyetje, për të pasuar pastaj për çdo ditë me pyetje dhe në fund, do ua jap përgjigjen të gjitha pyetjeve :
1. Cili është mëkati më i madh: Lotaria apo Tradhëtia?
2. A e mbani mend se Zoran Zaev atëherë kur publikonte përgjimet e paligjshme duke i quajtur “bomba”, për kë nuk publikoi asgjë, edhe pse ai ishte funksionar i lartë i BDI-së dhe me pozitë shumë të lartë administrative ?!
Vazhdojm nesër…

Vazhdojm nesër…” ka shkruar Artin Spahiu