Sonte është dita e fundit e Ramazanit.


Me këtë rast, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar natën e Bajramit përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se duhet të vazhdojmë jetën tonë duke mbajtur zemrën hapur dhe dorën e shtrirë, duke respektuar njëri-tjetrin dhe të sillëmi ndaj të tjerëve ashtu siç dëshirojmë që ata të sillen me ne.

“Sot është nata e madhe e Bajramit që i jep fund edhe muajit të shenjtë të Ramazanit. Për të gjithë besimtarët myslimanë, dhe veçanërisht për ata që kanë agjeruar me shpirt, lutem te Allahu i madhëruar që të pranojë faljen tonë dhe lutjet tona. Ne duhet të vazhdojmë jetën tonë duke mbajtur zemrën hapur dhe dorën e shtrirë, duke respektuar njëri-tjetrin dhe të sillëmi ndaj të tjerëve ashtu siç dëshirojmë që ata të sillen me ne. Me fat nata e Bajrami”, ka shkruar Pacolli, njofton Klankosova.tv