Osmani: Të heqim hijet e së kaluarës (VIDEO)

Kandidati i Frontit Europian për President, Bujar Osmani u bëri apel qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që për hir të së ardhmes europiane t’i lënë anash inatet e së kaluarës. Osmani në tubimin e sontëm, atë qendror të koalicionit Fronti Europian në sheshin “Maqedonia” në Shkup kërkoi mbështetje nga të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësive të tyre etnike a fetare duke i ftuar të përcaktohen për opsionin e vetëm që do ta shpie vendin në Bashkimin Europian.


“Po ju lutem të heqim hijet e së kaluarës, pritjen e pafund dhe pa perspektivë. Të shikojmë para e ta mbështesim Frontin Europian. Ta mbështesim Frontin, sepse ai është garantues dhe udhërrëfyes, ai është feneri që do ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt Europës. Se ky vend është shtëpia jonë dhe ta ruajmë e ta bëjmë të begatë për brezat që vijnë!” tha Osmani.

LIVE VIDEO