Osmani: Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga “Ballkani i Hapur”

Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të Kosovës, tha se të njëjtat do t’i prezantojë para Qeverisë, ndërsa Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga kjo nismë e Ballkanit të Hapur.


“Unë kisha një qëndrim pas zhvillimeve që ndodhën në veri të Kosovës, se nëse ka një involvim të drejtpërdrejt të Serbisë, kjo mund të shkojë ndesh me njërën prej shtyllave, atë të pajtimit, dhe prandaj thash, me që jam ministër i Jashtëm i NATO-s, kam informacione shtesë dhe në mbledhjen e mbyllur të Qeverisë do të informojë Qeverinë për zhvillimet dhe pastaj Qeveria do të duhet të vlerësojë se a ka ndeshje në sjelljen e shteteve mbi këto dy parime, si respekti i ndërsjellë dhe zhvillimi ekonomik”, theksoi Osmani.