Osmani: Nuk kemi asnjë ditë për të humbur, Fronti Europian është përgjigje për nacionalizmin hakmarrës të VMRO-DPMNE-së

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europia, Bujar Osmani në TV21 tha se njerëzit të mërkurën do të ballafaqohen me opsionin e izolimit dhe përjashtmit që e ofron VMRO-DPMNE dhe Frontit Europian që garanton integrim në BE.


“Tani përsëri me një situatë artificiale të krijuar me ndryshimet kushtetuese, për integrimin e bullgarëve në Kushtetutë, që nuk është asnjë rrezik as për maqedonasit, as për shtetin, duan të na humbin edhe 20 vite, nuk kemi asnjë ditë për të humbur, nuk kemi më asnjë njeri për ta larguar nga shteti për shkak të këtyre aventurave politike, apo mos-pasjes së guximit për të ecur para, prandaj Fronti është përgjigje për edhe një izolim hakmarrës që dëshiron të na ofrojë ky nacionalizëm hakmarrës i VMRO-DPMNE-së”, theksoi Osmani.