Bujar Osmani, kandidati i Frontit Europian për President, sot në Studeniçan, ku është mirëpritur nga qytetarët e atij rajoni, ka theksuar se vendi gjendet ndërmjet dy rrugëve, njëra që do vazhdon bashkëjetesën, harmoninë, paqen e stabilitetin në vend dhe rruga tjetër që çon drejt izolimit e paperspektivës.


“Transformimi i madh që është bërë këto 20 vite, në lidhje me fuqizimin e shqiptarëve,… mos të harrojmë, në mund ta nënçmojmë, por ky popull, nga popull i përjashtuar sot është popull me Kryeministrin e parë shqiptar, me Ministrin parë të Jashtëm shqiptar, me Ministrin e Financave, … me drejtorë e udhëheqës në institucione, ku nuk kemi mundur të hyjmë e të kërkojmë shërbime publike, e le më të udhëheqim”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Karvani i Frontit Europian i udhëhequr nga kandidati për President të shtetit, Bujar Osmani, ka zbarkuar sot në Komunën e Studeniçanit, respektivisht në Batincë, Moranë dhe Koliçan i Poshtëm.