Osmani: NATO është fati ynë, rrugëtimi drejt anëtarësimit nuk lëkundet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot se NATO është fati i Kosovës.


Në 75-vjetorin e aleancës, ajo përmes një postimi në “X” tutje tha se rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, nuk pushon dhe nuk lëkundet, njofton Klankosova.tv.

“NATO është një zotim për brezat e ardhshëm se ata do të trashëgojnë një botë më të sigurt. NATO është fati ynë, është fati i Kosovës. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në aleancë nuk pushon, nuk lëkundet. Ne vazhdojmë të ecim përpara së bashku. Gjithmonë. #1NATO75vjet”, ka shkruar e para e shtetit.