Nxënësit e shkollave të mesme në RMV do të mund të marrin pjesë në kampin ushtarak veror në Mal të Zi

Nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt në Maqedoninë e Veriut, do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje në kampin ushtarak veror për të rinjtë në Mal të Zi.


“Thirrje publike (shpallje) për pjesëmarrjen e 5 nxënësve të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në kamp ushtarak veror për të rinjtë i cili do të mbahet në Mal të Zi në periudhën prej datës 24.06 deri më datë 08.07.2024”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut.

Konkursi është publikuar sot, ndërsa do të jetë i hapur vetëm pesë ditë.

“Qëllimi i projektit është që nxënësit e shkollave të mesme ti testojnë aftësitë e tyre si ushtarë, përmes aktiviteteve dhe shoqërimit, të zhvillojnë ndjenjën e solidaritetit dhe miqësisë, të fitojnë njohuri për rolin dhe rëndësinë e ushtrisë në shoqëri, dhe në këtë mënyrë përforcohet interesi për profesioni ushtarak”, njoftoi Ministria, duke shtuar që aty do të marrin pjesë edhe nxënës nga shkollat e Mali të Zi.

Mjetet për shpenzimet e udhëtimit do të kthehen nga Ministria e Mbrojtjes në RMV, ndërsa akomodimi dhe ushqimi do të mbulohet nga Ministria e Mbrojtjes.