Nisin zgjedhjet në Indi/ 968 milionë njerëz votojnë në më shumë se një milion qendra votimi

Në Indi ka nisur këtë të premte votimi për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat po zhvillohen në shtatë faza, deri më 1 qershor dhe në më shumë se një milion qendra votimi në të gjithë vendin. Kryeministri nacionalist hindu Narendra Modi është i sigurt për fitoren kundër opozitës.
Gjithsej 968 milionë indianë do të zgjedhin 543 anëtarë të dhomës së ulët të parlamentit.


Fletët e votimit në të gjithë vendin do të numërohen më 4 qershor dhe rezultatet zakonisht shpallen në të njëjtën ditë.

Modi, 73 vjeç, është shumë popullor pas dy mandateve në detyrë, gjatë të cilave India ka rritur ndikimin e saj diplomatik dhe rëndësinë ekonomike.

Disa parti kryesore opozitare kanë krijuar aleanca në shumë shtete indiane për të kundërshtuar partinë e Narendra Modit.

Fushata parazgjedhore u karakterizua nga kriza e punës, rritja e çmimeve, presioni ndaj opozitës dhe politika fetare.