Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar se forcat izraelite kanë vrarë “pa qëllim” shtatë punëtorë të ndihmës në Rripin e Gazës.


“Fatkeqësisht, në ditët e fundit ka një rast tragjik ku forcat tona pa qëllim kanë goditur njerëz të pafajshëm në Gaza”, ka thënë Netanyahu me t’u larguar nga spitali në Jerusalem, pas një operimi nga hernia, raporton The Telepraph, transmeton KlanKosova.tv.

“Ndodh në luftë, ne do ta hetojmë atë deri në fund. Jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të mos na përsëritet më”.