Në luftë me kancerin: Cila është gjendja shëndetësore e Kate Middleton?

Princesha e Uellsit, Kate Middleton tronditi botën muajin e kaluar kur njoftoi se po i nënshtrohet ‘kimioterapisë’.


Së fundi janë dhënë disa informacione lidhur me shëndetin e Kate Middleton.

“Shërimi nga kanceri i Kate Middleton po shkon mirë”, ka deklaruar një ekspert. Ai argumenton se paraqitjet e fundit publike të Princit William sinjalizojnë kthimin e familjes mbretërore në një gjendje normale.

“Familja mbretërore e kupton se me çdo gjë që bëjnë dërgon një mesazh në një mënyrë ose në një tjetër”, tha eksperti për The Sun, përcjell klankosova.tv

Princi Ëilliam hoqi dorë nga detyrat e tij për të mbështetur gruan e tij. Por ai u kthye në jetën mbretërore me një paraqitje në një bamirësi në Surrey, Angli të enjten. Mbreti i ardhshëm u pa gjithashtu duke parë një ndeshje futbolli me djalin e tij të madh, Princin George.