Ndërpritet ndeshja Udinese-Roma, Ndicka pati një shqetësim serioz shëndetësor

Është ndërprerë ndeshja mes Udineses dhe Romës, shkaku i një shqetësimi serioz që kishte Evan Ndicka gjatë ndeshjes.


Futbollisti i Romës ra në tokë pasi ndjeu një shqetësim në gjoks dhe u largua me barelë.

Fatmirësisht, ai u largua me vetëdije dhe u pa duke konfirmuar me duar se është mirë.

Pas kësaj, Daniele De Rossi dhe ekipi u larguan nga fusha drejt zhveshtores, për të parë gjendjen e Ndickas.

Ndeshja nuk ka rifilluar pas këtij rasti dhe pritet të merret një vendim zyrtar për fatin e saj. Ajo që dihet është se nuk do të ri-vazhdoj sonte.

Rezultati i ndeshjes pas 73 minutave lojë ishte i barabartë – 1:1.