Ndalohen dy shtetas të Shqipërisë në vendkalimin kufitarë në Jazhincë

Më datë 04.04.2024 në ora 22:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, punonjësit e policisë kanë ndaluar personat M.Z.(46) dhe A.H.(37), të dy nga Republika e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit dhe kontrollit kufitar është konstatuar se kanë pasur qëndrim të padeklaruar dhe të tejkaluar të qëndrimit në vend. Ata i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. TS