Ajo këndoi disa prej këngëve më të famshme të saj si “I’m Good (Blue)”, “Meant to Be”, “I’m A Mess” etj.


Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha performoi tre ditë më parë në festivalin e Coachella që zhvillohet në SHBA. Ajo këndoi disa prej këngëve më të famshme të saj si “I’m Good (Blue)”, “Meant to Be”, “I’m A Mess” etj.

E njohur për energjinë dhe profesionalizmin ajo elektrizoi skenën teksa kërcente me trupën e baletit dhe zërin fantastik. Por këto nuk ishin të vetmet detaje që morën vëmendjen.

Teksa këndonte dhe kërcente njëkohësisht këngën “In The Name Of Love”, Bebe u pengua tek shkallët dhe u rrëzua. Me profesionalizmin që e karakterizon ylli shqiptar vazhdoi performancën madje edhe buzëqeshi para kamerës. Videoja e rrezimit të saj u bë shpejt virale në TikTok.

@musicclipxs Bebe Rexha falls on stage at Coachella but carries on like nothing happened 💪 #beberexha #coachella #music #viral ♬ original sound – Best Music Clips 🎶