Meteorologët kanë paralajmëruar vazhdimin e motit me temperatura të ulëta

Drejtoria Hidrometrologjike ka njoftuar se gjatë natës janë shënuar temperatura të ulta. Sipas statistikave, në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole janë matur temperatura prej -2 gradë Celsius, temperatura zero në Berovë, Hanet e Mavrovës, 1 clesius në Krushevë, e 2 gradë në Kriva Pallankë, 3 në Shkup-Petrovec, Ohër dhe Pretor, 4 gradë në Manastir, Prilep dhe Strumicë, 5 gradë në Tetovë, Kumanovë, Shkup-Zajçev-Rid, Veles, Shtip, Demir Kapi, Vinicë dhe Kavadar dhe 7 gradë në Gjevgjeli.


Në 24 orët e fundit deri në orën 07:00 nga DPHM theksojnë se reshje prej 4 litra për metër katror ka pasur në Shkup-Petrovec, Kumanovë, Kriva Pallankë, Gjurishtë, 3 në Ohër, 2 në Gjevgjeli dhe një në Shkup-Zajçev-Rid, Berovë, Hanet e Mavrovës, Kodrën e Diellit, Pretor, Shtip, Lazaropole, Krushevë dhe Vinicë.

“Vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve janë matur në pikat e matjes së shiut të DPHM. Për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e sedimentit ujor që ka rënë ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e lartë se sasia e matur”, thekson DPHM.

Drejtoria parashikon që reshjet të jenë më intensive dhe të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë, ndërsa temperatura maksimale prit të lëvizë nga 10 deri në 17 gradë.