Merr fund “aventura” angleze, “ylli” maroken drejt rikthimit në Serie A

Pavarësisht se u transfera me shumë bujë, “aventura” e mesfushorit maroken, Sofyan Amrabat te “Djajtë e Kuq”, të Manchester United me shumë mundësi do të përfundojë verën e ardhshme, pavarësisht se pritshmëritë ishin goxha të larta.


Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, në përfundim të huazimit e “Djajtë e Kuq”, mesfushori do të rikthehet në Firence te klubi që ka në pronësi kartonin e tij, “Violët” e Fiorentina, megjithatë jo për shumë kohë.

Kjo për shkak se në krahun tjetër, mediat italiane raportojnë se qëndrimi i marokenit do të jetë shumë i shkurtër.

Kjo pasi Juventus e Milan kanë shfaqur interes të lartë për të dhe gjatë verës pritet kalimi i Amrabat te njëri prej dy klubeve në fjalë.