ME LOT NË SY/ Punëtori i Bilall Kasamit kërkon rrogën t’i paguaj FITRAT dhe të shtroje sofrën e Bajramit (VIDEO)

Pesë muaj pa rrogë, mbi 30 punonjës të NPK-së së Tetovës sot protestuan duke mbyllur derën hyrëse  kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasamit. Ai u përball me shtresën më të varfër të Tetovës para komunës. Ata kërkuan vetëm rrogat që kanë punuar edhe pse janë 5 rroga minus ata kërkuan vetëm 2 rroga që të paguajnë FITRAT dhe të shtrojnë sofrën e BAJRAMIT.


“Ne kemi dal se 4- 5 muaj pa rroga, sot ose neser duhet të jepen fitrat. Për 10 anëtarë duhet ti jap fitrat. Unë kam kredi 10 mijë euro. Paguaj 8500 den ratën e kreditit, dy rata të kreditit mu mkpaën te 17 mijë den, dy rata kam në izvrsitell ka 400 mijë bëjnë 8 mijë, rroga ime shkojë. Si do të jetoj, si do të mbijetoj. Neve na ka mçu si ato pleqt që thujnë një fjalë popullore, “shko nshpi të rafin tshpisë, shko npunë punojmë badiava” tha për TS protestuesi  që kërkontre vetëm 2 rroga për Bajram.

Nga ana tjetër Bilall Kasami tallej me puntorët duke ju thënë ka sa rroga doni./TS/