Mbyllet baras pjesa e parë në Barcelonë, Dortmundi po fiton ndaj Atletico Madridit

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.


45 minutat e parë në përballjen mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit janë mbyllur baras, me rezultatin 1:1.

Raphinha (12’) kaloi fillimisht në epërsi vendasit, për të cilët gjërat u komplikuan në minutën e 29-të, kur nga loja direkt me karton të kuq u përjashtua Ronald Araujo.

Ousmane Dembele (40’) realizoi për të barazuar shifrat.

Rezultati i përgjithshëm i kësaj sfide është 4:3 në favor të “Blaugranëve”.

Borussia Dortmundi ka arritur të përmbys rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Atletico Madridit, që në pjesën e parë të ndeshjes sonte.

“Verdhezinjtë” mbyllën pjesën e parë me epërsi prej dy golave 2:0, teksa rezultati i përgjithshëm tani është 3:2 në favorin e tyre.

Julian Brandt (34’) dhe Ian Maatsen (39’) realizuan golat për Dortmundin.