Man Utd barazon me Bournemouthin

Manchester United nuk arritur më shumë se një barazim 2:2 në udhëtim ndaj Bournemouthit, në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.


Solanke kaloi vendasit në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes, ndërsa Bruno Fernandes barazoi gjithçka në minutën e 31-të.

Vetëm pesë minuta më pas, Kluivert shënoi për 2:1.

Por, Bruno Fernandes barazoi edhe një herë tjetër me një gol nga penalltia në minutën e 65-të.

Me këtë barazim, Manchester United ka 50 pikë në vendin e shtatë, 10 larg top-4shes.

Në anën tjetër, Bournemouth gjendet në pozitën e 12-të me 42 pikë të grumbulluara.