Liga e Europa: Sonte mësohen çiftet e gjysmëfinale

Shaban Sinani


Emocinet e futbollit vazhdojnë me ndeshjet  kthyese të çerekfinales  në Europa Ligë, aty ku sot do të mësohen çiftet gjysmëfinale të kësaj gare.

Ndeshja  më tërheqëse  pa dyshim se është përballja në stadiumin Olimpiko,  aty ku  do të takohen dy skuadrave  italiane, Roma dhe Milani. Kujtojmë se takimi i pare i zhviluar në “San Siro” Roma e fitoi  me rezultat minimal 1-0.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo që zhvillohet në Bergamo të Italisë ndërmjet Atalantës dhe Liverpoolit. Skuadra e Jurgen Klopp u shokuar në ndeshjen e parë para tifozëve të vet duke u mposhtur nga italianët me rezultat 3-0. “Te kuqtë” duhet të bëjnë një paraqitje të ëndrrave për ta përmbysur rezultatin dhe për të kaluar tutje.

Në dy ndeshjet tjera përballen Marsej-Benfika dhe West Ham United-Bayer Leverkusen.

 

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 21:00.

 

AS Roma – AC Milan

Atalanta – Liverpool

Marseille – Benfica

West Ham – Bayer Leverkusen