Lëvizja POPULLI sonte në Studeniçan

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Lëvizja POPULLI z. Skender Rexhepi – Zejd realizoi takim pune me strukturën partiake të degës së Studeniçanit, ku i pranishëm ishte edhe bartësi i listës së Njësisë së parë zgjedhore, ku u bashkëbisedua me antarët e Lëvizjes Populli për ecurinë e procesit të kampanjës dhe tema të ndryshme sociale.
Mes tjeras, ai tha:


“Sot kishim nderin dhe përgjegjësinë që bashkë me bartësin e listës nga Fronti Europian, Blerim Bexheti të takojmë strukturat e Lëvizjes POPULLI nga dega e Studeniçanit. Bashkarisht u morrëm vesh që angazhimi i të gjithëve do të jetë i jashtëzakonshëm që komuna e Studeniçanit të arrijë fitore absolute me dallim më të nga të gjitha komunat tjera në vend. Na priftë e mbara.”