Leverkuseni vazhdon pa humbje, merr një pikë në “frymën e fundit” ndaj Dortmundit

Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas një barazimi e një humbjeje të regjistruara në xhirot paraprake.


Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t.

Takimi në “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 1:3.

Trent Alexander-Arnold (32’), Ryan Gravenberch (53’) dhe Diogo Jota (72’) realizuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Ndërkaq, golin e vetëm për londinezët e shënoi Timothy Castagne (45+2’).

Liverpooli pas kësaj fitore ka 74 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me pikë të barabarta me liderin, Arsenalin.

Manchester City është i treti me 73 pikë, por ka një ndeshje më pak.

Fulhami ndodhet në pozitën e 12-të me 42 pikë të grumbulluara.