Letër publike për Prof. Nasir Bexhetin, “MJAFTË MË”

Në adresën e portalit TetovSot ka një letër publike për profesorin e Histologjisë-Anatomisë prof. Nasir Bexheti.


Një student i cili dëshiron të ngelet anonim shkaku i hakmarrjes ka shprehur shqetësimin e tij personal, por edhe siç thotë ai do ti bashkangjiten edhe shumë kolegë tjerë se si profesori i Histologjisë-Anatomisë po malltreton studentet.

Portali TetovaSot do të botojë pa ndërhyerje letrën publike të studentit nga Kosova. 

“MJAFTË MË “

E nderuara redaksi e portalit Tetovsot

Unë si student në fakultetin e Mjekësisë në Tetovë dëshiroj të ndaj me opinionin dhe me studentet një shqetësim të madh që ne përjetojmë në këtë fakultet me profesorin e Histoloigji – Anatomisë i cili nuk është edhe aq shumë kopetent për Anatominë.
Profesori Nasir Bexheti ka vite të tëra që po na malltreton në forma të ndryshme edhe gjatë ligjeratave, por gjegjësisht gjatë provimeve.

Shqetësimin tim dëshiroj që ta bëjë publike, pasi që kemi reaguar edhe në dekanat dhe rektorat, por kurrë nuk janë marrë seriozisht, profesori në fjalë vazhdon me avazin e vjetër të malltretimit të madh ndaj studentëve gjejgësisht studentëve që vijnë nga Kosova.
Është e pa arsyeshme që në mesin e 200 studentëve të kalojnë vetëm 5 student apo 10 student, ku me qëllim të diskreditimit, nënçmimit dhe ne, më pas të kërkojmë një zgjidhje edhe atë zgjidhjen më të trishtueshme asaj korruptive.

Profesori  në kohën e provimeve, i futë të gjitha drejtimet në të njejtën kohë, dhe pyetjet i ka për të gjitha njejtë, jo sipas programit, por sipas dëshirës së tij.
Në Infermeri, Akusheri dhe Fizoterapi janë me programe të veçanta ndërsa ai i spjegon me të njetin program dhe kërkon spjegime. Stomatologjinë dhe Mjekësinë e spjegon me një program dhe kërkon ashtu siç kërkon në fakultetin e Mjekësisë ashtu kërkon edhe në Akusheri e Infermeri me të vetmin qëllim që çdo student të gjejë një rrugë tjetër për të kaluar.

Unë si student bashkë me studentët tjerë dhe kolegë të fakultetuve tjera si Infermeri, Akusheri apo Fitzoterapi e dijmë  se si   N.B ka evoluar në stazat e shkollimit, sepse jemi detyruar të që hulumtojmë, por është e pa tolerueshme që një profesor i Histologjisë- Anatomisë që vjen nga një fushë tjetër e doktraturës të jetë kaq i ashpër me studentet e Kosovës vetëm e vetëm që ne të zgjedhim rrugë tejtër për të kaluar.

Shqetësimi më i madh i joni vazhdon të rritet kur profesori në fjalë, në vend të asistentëve merr si asisent fëmijet e tij  që nuk kanë lidhje me Mjekësinë apo fakultetin, andaj  dekani dhe rektori urgjentisht duhet të marrin masa, kjo na duket sikur është krijuar një biznes familjar i tyre me Anatominë.

Unë bashkë me kolegët nga të gjitha drejtimet  nuk do të qëndrojmë duarkryq, është koha e shpalosjes së çdo keqprdorimi në emër të Anatomisë që bën ai bashkë me fëmijët e tij.

Letrën e shkruaj për shkak se është e vetmja dritare që mund rektorati të reagojë, sepse ankesa kemi bërë vazhdimisht për malltretimet e porfesorit i cili nuk është aq sa shitet si profesor i Histoligjisë – Anatomisë.

Edhe pse jemi student, ne e dijmë se si ka doktoruar, një ditë do të vijë koha që edhe ata do ta shpalosim për të treguar një të vërtet të hidhur se në cilin nivel dhe si ka arritur të jetë profesor universitar iMjekësisë gjegjësisht Histoloigjisë – Anatomisë ne jemi student, por ne jemi edhe hulumtues më të mirë se profesori.

Me shpresë se kjo letër do të botohet, dhe për hirë të frikës se hakmarrjes dëshirojë që të ngelem anonim.

Në letrën tjetër do të jemi mbi 100 student me nënshkrime!