Lëndohet në kokë 54 vjeçarja në Tetovë, iu hodh një send i fortë kalimthi nga një objekt

Më datë 01.04.2024 në ora 21:00, 54-vjeçarja M.J. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se duke kaluar në rrugën “107” në Tetovë, nga njëri prej objekteve është hedhur një send i fortë, i cili i ka shkaktuar lëndime në kokë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS