Kundërpërgjigja e Izraelit/ Ish drejtori i Mossad: Goditja e objekteve bërthamore të Iranit është një opsion në tavolinë

Ish-drejtori i inteligjencës në agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad thotë se shënjestrimi i objekteve bërthamore në Iran është ndër opsionet në tavolinë të Izraelit në kundërpërgjigjen për sulmin e së shtunës.


I pyetur për përgjigjet e mundshme pasi Irani lëshoi ​​më shumë se 300 raketa dhe drone në Izrael, Zohar Palti tha: “Pa dyshim. Gjithçka është në tryezë tani.”

I pyetur nëse kjo përfshin objektet bërthamore, ai shtoi: “Përfshirë gjithçka”.

Irani mbylli përkohësisht objektet e tij bërthamore të dielën për shkak të sigurisë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i mbajti inspektorët e saj larg për dy ditë.

Sulmi ndaj Izraelit erdhi pas një sulmi vdekjeprurës të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Siri. IDF tha se 99% e armëve të gjuajtura në Izrael nuk arritën të depërtojnë mbrojtjen e tij ajrore.