KSHZ: Osmani prin me vota në Çair e Tetovë, Taravari prin në Gostivar me dallim prej 75 votave

Nga tre kryetarët aktualë të komunave që kandiduan për president të shtetit, vetëm dy morën numrin më të madh të votave në komunat ku janë kryetarë komunash – Maksim Dimitrievski në Kumanovë dhe Arben Taravari në Gostivar, ndërsa Stevço Jakimovski në Karposh fitoi vetëm gjashtë për qind të votave.


Në komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka fituar më së shumti vota, 14.286 (30,16%). Pas tij vjen Gordana Siljanovska Davkova me 11.982 vota (25.29%), Bujar Osmani me 6.203 (13.09%), Stevo Pendarovski me 7.399 (15.62%), Arben Taravari me 4.325 (9.13%), Biljana Vankovska (31,83%) dhe Stevço Jakimovski me 238 (0,50%).

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe kandidati për kryetar i Koalicionit Vlen, Arben Taravari në komunën e Gostivarit ka fituar 9895 vota (33,47%), vetëm 75 më shumë se kandidati i BDI-së Bujar Osmani, i cili ka marrë 9820 vota (33,22%).

Në komunën e Gostivarit, Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 5580 vota (18,88%), Stevo Pendarovski 2464 vota (8,34%), Maksim Dimitrievski 709 vota (2,40%), Biljana Vankovska 302 (1,02%) dhe Stevço Jakimovski 70 (0, 24%).

Kryetari i Karposhit dhe kandidat presidencial i GROM-it, Stevço Jakimovski, nga ana tjetër, ka fituar vetëm 6 për qind ose 2.143 të votave në këtë komunë, ku katër kandidatë për kryetar kanë më shumë vota se ai, ndër të cilët Vankovska me 3.089 vota dhe Dimitrievski me 3974 .

Gordana Siljanovska Davkova ka më së shumti vota në komunën e Karposhit – 14.482 (41.49%), e ndjekur nga Stevo Pendarovski – 9.130 (26.15%), Maksim Dimitrievski – 3.974 (11.38%) dhe Biljana Vankovska Cvetkovska (3.085 – 3.085%), Bujar Osmani – 602 (1,72%) dhe Arben Taravari – 483 (1,38%).

Në komunën e Çairit, ku kryetar është Visar Ganiu nga Koalicioni Vlen, kandidati i BDI-së Bujar Osmani ka fituar më së shumti vota 10.999 (40,53%), ndërsa Arben Taravari 9618 (35,44%).

Në vendin e tretë është Gordana Siljanovska Davkova me 2.791 vota (10,28%), e ndjekur nga Stevo Pendarovski me 1.809 (6,67%) Maksim Dimitrievski ka 440 vota (1,62%), Biljana Vankovska Cvetkovska 337 (1,24%) dhe Stevço Jakimovski 76 | 0,28% (0,27%).

Në Tetovë, ku kryetar komune është Bilall Kasami nga Besa, kandidati i BDI-së Bujar Osmani ka marrë më së shumti vota 14.726 | (36.78%), ndërsa Arben Taravari nga koalicioni Vlen rreth 700 vota më pak ose 14.030 (35.04%).

Gordana Siljanovska Davkova në komunën e Tetovës ka 6.235 (15.57%), Stevo Pendarovski 2.387 (5.96%), Maksim Dimitrievski 969 (2.42%), Biljana Vankovska Cvetkovska – 576 (1.44%) dhe Stevço Jakimovski 90 vota (0.22%).