Kërcënoi me mjet të mprehtë një person, arrestohet 56 vjeçari nga Tetova

Më datë 16.04.2024 në ora 11.15 në rrugë “Nikolla Teslla” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin A.M.(56) nga Tetova, i cili ishte raportuar nga D.S.(38) nga Tetova se rreth orës 10.05 në objektin e tij hotelierik e kishte kërcënuar atë me një mjet të mprehtë, por kishte qenë i penguar nga disa mysafir në lokal. Ai është mbajt në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS