Kasami thotë se BDI nuk lejoi Kurtin në takimin në Berlin

Kryetari i Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, është shprehur se partia shqiptare BDI në RMV ka lobuar që të ndalonte një tubim të koalicionit opozitar VLEN (pjesë e të cilit është edhe Lëvizja VetëVendosje) në Berlin dhe Zyrih me emigrantët shqiptarë atje.

Komentet Kasami i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se BDI dhe Bujar Osmani shfrytëzuan të gjitha lidhjet e tyre në Beograd, në mënyrë që të ushtronin presion në diplomacinë ndërkombëtare që të ndalohej takimi i koalicionit opozitar VLEN dhe Albin Kurtit në këto dy qytete europiane.

Ai tha gjithashtu se pas një telefonate që BDI bëri në Beograd, Serbia nisi një manovër të fuqishme ushtarake në kufij me Kosovën, si dhe ndaloi disa shtetas shqiptarë, gjë që sipas tij bëri që situata të tensionohej dhe Kurti të mos merrte pjesë në takim.

“Ne kishim vendosur takime të përbashkëta me kryeministrin e Kosovës këtu në Berlin të Gjermanisë dhe Zyrih të Zvicrës. Ajo që ndodhi ishte skandaloze, pasi pushteti i BDI-së në RMV shfrytëzoi të gjitha lidhjet me diplomacinë europiane që të parandalojë organizimin e këtyre tubimeve. Fillimisht në Gjermani ata penguan prezencën e Kurtit atje, por ata shfrytëzuan lidhjet që kanë në Beograd dhe përmes Beogradit bënë presion në diplomacinë perëndimore që të mos ndodhte ky takim.