Kasami – simpatizuesve: Mos e ulni kokën

“Strukturat dhe votuesit tanë nuk duhet ta ulin kokën. Ne kemi ardhur deri këtu me nder. Sot BDI feston me vota të blera nga minoritetet dhe shtresat e varfra. Por VLEN ka fituar votën e shqiptarëve. Ky rezultat nuk paraqet diferencë në mandate deputetësh. Në 8 maj, angazhimi i strukturave tona do të jetë shumëfish, dhe rezultatin do ta përmbysim.

Forca! Nuk ka dorëzim!” ka shkruar Kasami