‘Ka rrezik, ata do përpiqen…’, diplomati Nesho për rrezikun e pushtimit të veriut (VIDEO)

Diplomati Agim Nesho ka folur në lidhje me artikullin që ka publikuar “The Telegraph” me veriun e Kosovës.


Nesho thotë se nëse Rusia do të jetë fituese në Ukrainë, veriu i Kosovës do të jetë një situatë, ku sipas tij, rreziku do të jetë aktual.

“Unë mendoj që është një situatë ku rreziku është aktual ata do të përpiqen ta realizojnë Vuçiqin dhe prandaj bën një politikë me dy karrige deri tani. Momenti që do të bëhet kjo kur Rusia do të jetë fituese në Ukrainë, kjo është e para dhe do të jetë e gatshme për të bërë shantazhin e fundit si në veriun e Evropës, ose në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Nesho, në Kosova Today në Klan Kosova