“Ka pasur 4 gra”/ Çiljeta Xhilaga rrëfehet për babain e djalit të saj: Të gjithë fëmijët e tij ngjajnë me Fernandon!

Çiljeta Xhilaga ka habitur me deklaratën teksa është shprehur se ish-partneri i saj misterioz, me të cilin ka edhe djalin, Fernando, ka edhe disa fëmijë të tjerë.


Gjatë një bisede me banorët e “Ferma Vip”, ajo iu drejtua duke thënë që “e dini sa motra dhe vëllezër ka Fernando”, duke shtuar se do të marrë një shtëpi të madhe në verë për t’i mbledhur të gjithë së bashku.

Këngëtarja shtoi se ish-partneri ka pasur 4 gra të rëndësishme dhe se fëmijët e tjerë të tij ngjajnë me Fernandon.

“E dini sa motra dhe vëllezër ka Fernando, dhe unë mezi pres që ti mbledh këtë verë të gjithë të më vijnë, do të marr një shtëpi të madhe vetëm për ato. Se babai i Fernandos ka pasur 4 gra të rëndësishme në jetën e tij. Të gjithë kanë prerje nga Fernando, duken që janë motra e vëllezër. I vetmi që ia ka këputur kokën babit të vet”, tregoi këngëtarja.