Juventusi barazon në derbin lokal me Torinon

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Torinos, në kuadër të javës së 32-të në Serie.


Vojvoda startoi për Torinon, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë në minutën e katërt shtesë në pjesën e parë.

E në minutën e 78-të, ai u zëvendësua me Lazaron.

Ky barazim e dërgon Juventusin në 63 pikë në vendin e tretë, pesë më pak se Milani.

Në anën tjetër, Torino mbetet në vendin e nëntë me 45 pikë të grumbulluara.