“Je kriminele” – Qytetari sulmon Ursula Von der Leyen gjatë konferencës (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është përballur me një indicent, teksa po merrte pjese në një aktivitet në Bruksel.


Ndërsa po mbante një konferencë, një person e ka quajtur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian si “kriminele”.

“Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja.

Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.