Ja sa kanë votuar në Tetovë deri ora 15:00

Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në komunën e Tetovës, shkruan TS.


Nga gjithsej 86.405 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 27.102 ose 32,82 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69% dhe më e ulëta në Qendër Zhupa, 13,11%.

Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha qendrat e votimit.

Në faqen rezultati.sec.mk mund të ndiqni drejtpërdrejt daljen në votime, si në total ashtu edhe sipas komunave./TS