Ja ku ka qenë dalja më masovike e votuesve deri ora 15:00

Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 2110 vendvotime, shkruan TS.


Nga gjithsej 1.814.317 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 614.053 ose 34,59 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69% dhe më e ulëta në Qendër Zhupa, 13,11%.

Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha qendrat e votimit.

Në faqen rezultati.sec.mk mund të ndiqni drejtpërdrejt daljen në votime, si në total ashtu edhe sipas komunave./TS