Izraeli kërkon që Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit të shpallet organizatë terroriste

Ndalojeni Iranin para se të jetë tepër vonë!


Kështu tha Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit të Izraelit përmes një postimi në X, ku po ashtu bëri thirrje që Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste.

Në këtë reagim, Izraeli thotë se “sulmi raketor i regjimit iranian ndaj Izraelit këtë javë i tregoi botës se çfarë saktësisht është në gjendje të bëjë dhe se çfarë dëshiron të bëjë”.

“Sanksiononi programin e raketave balistike të Iranit dhe shpallni Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane një organizatë terroriste, para se të jetë tepër vonë”, tha Ministria e Jashtme e Izraelit.