Izraeli kalon në gatishmëri të lartë në mbrojtjen ajrore, pritet sulm “hakmarrës” nga Irani

Pas bombardimeve izraelite që rrafshuan konsullatën iraniane në Siri ku vdiq edhe Mohammed Reza Zahedi, një prej gjeneralëve më të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigjie të mundshme iraniane.


Pas ngjarjes, Irani paralajmëroi reagim të ashpër ndaj Izraelit, ndërsa edhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), ka paralajmëruar autoritetet izraelite se mund të goditen nga një sulm iranian.

Në kuadër të masave të ndërmarra mbi një sulm të mundshëm, Izraeli ka njoftuar forcimin e mbrojtjes ajrore.