Izet Mexhiti nga Likova i drejtohet votuesit të heshtur: Rri rahat, NATËN E FITORES DO TË FESTOJMË BASHKË, KRAH PËR KRAH

Në tubimin qëndror në Likovë të koalicionit VLEN, lzet Mexhiti mes tjerash tha:


“I dashur votues i heshtur, në këtë betejë kundër të keqes, zullumit, e këtij pushteti të skaduar e të kriminalizuar, nijetin e kemi të përbashkët, ndonëse rrugën po e ecim veç e veç. Ti sot nuk je me ne fizikisht, por e di që po na ndjek shpirtnisht, dhe e di që po e ndjen fortë këtë frymë ndryshimi e fitoreje këtu në Likovë! Rri rahat, NATËN E FITORES DO TË FESTOJMË BASHKË, KRAH PËR KRAH.

Rri rahat e puno me të afërmin tend, me familjarin tend, me shokun tend! Vota jotë VLEN shumë. Kontributi yt edhe më shumë! Ti VLEN shumë! SHIHEMI NATËN E FITORES!”, është shprehur Mexhiti.