Interi triumfon në derbin ndaj Milanit dhe shpallet kampion në Serie A

Interi edhe matematikisht është kampioni i ri i Italisë.


Të udhëhequrit e Simone Inzaghit kanë siguruar titullin e 20-të në histori të klubit, pas fitores sonte në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultatin 1:2.

“Nerazzurrët” e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale, falë golit të shënuar nga Francesco Acerbi (18’).

Interi e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, duke e dyfishuar epërsinë përmes Marcus Thuramit (49’).

Në anën tjetër, “Rossonerët” nuk ia dolën që ta “prishin” festën e rivalëve të përjetshëm, pasi krejt çka arritën ishte ngushtimi i avantazhit me golin e Fikayo Tomori (80’).

Interi pas kësaj fitore ka 86 pikë dhe siguron kështu titullin e kampionit pesë xhiro pa përfunduar sezoni.

Milani mbetet në kuotën e 69 pikëve dhe renditet i dyti në tabelë.