Iljas: Jemi në prag të fitores historike, Fronti Europian triumfon më 24 prill dhe 8 maj!

Fronti Europian po mban tubimin qendror në sheshin Maqedonia në Shkup, me ç’rast janë të pranishëm lidertët e të gjithë partive në koalicion dhe një numër masovik i pjesëmarrësve.


Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljas tha se duke rethuar numrin 4 qytetarët votojnë të ardhmen e sigurtë europiane, ndaj më datë 24 prill dhe 8 maj do të shënohet fitorja e madhe historike e Frontit Europian.

“Ju përshëndes të gjithëve me ndjenjat e mia më të sinqerta dhe të përzemërta. Jemi mbledhur sot për të bërë provën e parë të festimeve para fitores së madhe. Entuziazmin që pashë gjatë fushatës dhe duke parë turmën e mbledhur këtu sot, shoh që kombi ynë tashmë e ka marrë vendimin e tij. Koalicioni e Frontit Evropian do të shpallë fitoren më 24 prill dhe 8 maj. Vendi ynë është në prag të një periudhe historike. Të gjithë këtu sot në ditën e zgjedhjeve duhet të mobilizohet me të gjitha forcat, pa kushte, të pasqyrojë vullnetin e saj në kutinë e votimit dhe të ketë fjalën për të ardhmen tonë. Mos harroni se:

Duke votuar për koalicionin e Frontit Europian më 24 prill dhe 8 maj, ne do të votojmë për të ardhmen tonë dhe të brezave pas nesh. Koalicioni të Frontit Europian garanton anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Europian. Për të gjithë një formë qeverisjeje e barabartë dhe e drejtë, një përfaqësim në të cilin të paktë ose shumë në numër, të fortë apo të dobët, një përfaqësim që nuk përcaktohet si i fortë apo i dobët është i mundur me Koalicionin e Frontit Evropian. Vendimi ynë është i qartë dhe përfundimtar. Partia Demokratike Turke do të zërë vendin e saj në ballë të luftës me gjithë organizimin dhe burimet e saj në 24 prill dhe 8 maj dhe do të kontribuojë në fitoren e madhe. Paraprakisht qoftë e mbarë fitorja jonë”, tha Iljas.