Huduti për hoxhën që u martua me një 24-vjeçare: Nuk ka bërë asnjë krim (VIDEO)

Në emisionin Kosova Today sot në Klan Kosova është debatuar për poligaminë, në veçanti për hoxhën Vesim Avdiu, i cili në martesën e dytë është martuar me një vajzë 24-vjeçare.


Në lidhje me këtë ka folur islamologia, Ikgballe Huduti, e cila tha se në bazë të fesë, hoxha nuk ka bërë asnjë krim.

“Këto gjymtyrët politike dhe fetare fshihen disa skena më të dhimbshme. Këtë rast për mendimin tem nuk ka pse të përjashtohet nga xhamia, është një problematik tjetër, mund t’i ketë rrënjët diku ma të thella dhe më të rrezikshme për shoqërinë tonë shqiptare”, u shpreh Huduti.

“Nuk duhet përjashtuar. Nga aspekti fetar ai nuk ka bërë asnjë krim, apo siç themi ne, zina”.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe babai i vajzës 24-vjeçare, i cili tha se do të ndërrmarrë iniciativa të tjera.

Ai deklaroi se hoxha nuk e ka kthyer vajzën, teksa tregoi që kanë kontaktuar me të.

“Përsëri do të marrë iniciativa për ta larguar, ka bërë tradhti ka bërë rrena, shpëlarje çikës”, tha ai