Hoxha: Sipas logjikës së Mickoskit e Siljanovskës, sonte i bie që e morëm edhe Shkupin!

Në Tubimin Qendror të Frontit Europian i cili po mbahet në sheshin Maqedonia në Shkup, kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha, tha se prania kaq e madhe e popullit në këtë tubim, me logjikën e opozitës maqedonase mund të quhet se shqiptarët e morën Shkupin.


“Nëse shkojmë me logjikën e Mickoskit dhe Siljanovskës sonte i bie që e kemi marrë edhe Shkupin. Të nderuar kandidat për deputet dhe shumë të dashur antar, aktivist dhe militant të partive politike të Frontit Europian. Me lejoni që të shpreh falenderimet e mia për këtë prezencë kaq masovike e cila përkon me rëndësinë historike që po shkruan Fronti Europian në betejën politike të thyerjes së barierave dhe limiteve të eksluzivitetit shumë vjeçar që janë munduar të imponojnë partitë politike maqedonase si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj bashkësive etnike jo maqedonase. Sheshi i Shkupi sonte duket më i bukur se asnjëherë më parë, kjo fotografi, kjo pamje është realiteti i Maqedonisë së Veriut. Ne nuk jemi këtu për të marë diçka nga dikush, po thjesht të demostrojmë kapacitetin tonë shoqëror për të menaxhuar me hisen që na takon në shtëpinë tonë. Në thuajse dy javë fushatë për zgjedhjet Presidenciale kemi shpjeguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe momentumin politik se pse ne u bashkuam në Frontin Europian, edhe pse për fat të keq partitë politike shqiptare në opozitë u munduan përmes propagandës të erët të na sulmojnë dhe degradojn. E kemi thënë që ditën e parë se beteja jonë politike është kundër strukturave politike nacionaliste maqedonase të cilët edhe kur kanë problem me Greqinë fajin ua kanë shqiptarët, edhe kur kanë problem me Bullgarinë fajin e hedhin te shqiptarët, dhe këtë më mirë e dëshmoi para disa ditëve edhe Mickoski i VMRO-DPMNE i cili bëri thirrje publike që të pamundësohet në zonën numër 3 Fronti Europian të ketë deputet, pa e menduar fare se me këtë thirrje ai dëshiron të kthen kohën e majorizimit jo vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër turqve, boshnjakëve dhe romëve. Dhe kur pyesin opozitarët se çka na bëri bashk me Ali Ahmetin duhet t’ua thoni se na bënë bashk thirrjet anti shqiptare të partnerit të tyre strategjik Mickoskit, i cili na detyroj që ne të bashkohemi dhe kështu të bashkuar si sonte në këtë shesh të japim mesazhin që as Mickoski as mentorët e tij në linjën Beograd-Moskë por as vasalët e tij që i mbanë koalicion nëpër komuna nuk mund të gjynjëzojnë shqiptarët kur janë bashk. Andaj, të dashur vëllezër dhe motra, të ndihemi krenar që jemi pjesë e kësaj faqe të re të historisë që po e shkruajmë. Të bëjmë thirrje gjithandej, të trokasim në çdo derë dhe me 24 Prill të thyejmë rekordin e votave me kandidatin tonë Bujar Osmani dhe me këtë të dëshmojmë në vepër slloganin tonë PO EUROPËS, JO RUSISË. Pas fitores të 24 Prillit, ti hapim krahët për të pranuar afër vetes edhe vëllezrit tonë që për momentin janë të manipuluar me propagandën e disa kryetarëve komunal, dhe t’u themi se vendin e kanë këtu me ne në Frontin Europian, dhe bashkë me ata të festojmë fitoren më 8 Maj, fitoren e shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të këtij vendi”, tha Hoxha.