Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Beat Coli dhe Valenton Spahiu në përvjetorin e rënies.


Ai theksoi se ata ranë në mënyrë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë.

“Beat Coli e Valenton Spahiu ishin të rinj në moshë, vetëm 17-vjeçarë, por të pjekur e të vetëdijshëm se liria nuk do të vinte pa sakrificë dhe vetëflijim. Trimat e Dukagjinit fituan përjetësinë në Irzniq të Deçanit, 25 vjet më parë. Ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë. Heroizmi i dy heronjve do të kujtohet nder breza”, shkroi Haradinaj në postimin e tij në Facebook.