Hamasi ka refuzuar propozimin e fundit në bisedimet për të arritur një pezullim të armiqësive në Gaza

Një burim diplomatik i njohur me negociatat e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit ka konfirmuar se Hamasi ka refuzuar propozimin e fundit në bisedimet për të arritur një pezullim të armiqësive në Gaza.


Në përgjigjen e tij ndaj ndërmjetësve, Hamasi “ripohoi pozicionin e tij” mbi të drejtën e pakufizuar të banorëve të Gazës për t’u kthyer në veri në shtëpitë e tyre dhe rishpërndarjen e trupave izraelite larg Gazës qendrore.

Këto janë kërkesa të cilave Hamasi u është përmbajtur dhe Izraeli i ka rezistuar, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Përveç kësaj, tha diplomati, Hamasi vazhdon të argumentojë se faza e dytë e një marrëveshjeje duhet të përfundojë me një fund të përhershëm të luftimeve.

Izraeli nuk ka treguar gatishmëri për të diskutuar për një fund të luftës.

CNN ka raportuar më parë se diskutimet e fundit në kryeqytetin egjiptian të Kajros përfshinin një propozim të ri nga SHBA që Izraeli të lirojë rreth 900 të burgosur palestinezë në këmbim të 40 pengjeve izraelitë që priten në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.