Grubi mesazh opozitës: Zanin mos t’jau ni!

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi ka reaguar pas sondazheve të falsikuara të Opozitës Shqiptare, gjegjësisht të institutit anketues “Qendra për Hulumtime dhe Komunikim Politik” CRPS.


Grubi ka dhënë mesazh për opozitën duke shkruan “Zanin mos t’jau ni!”, vazhdimësi e trendit të nisur nga tubimi madhështor në Shkup e pastaj edhe në Gostivar për presidentin e Frontit Europian, Bujar Osmani.

Grubi shton se të enjten qytetarët do të bashkohen në festën e madhe të Frontit Europian.

Statusi i plotë:

Zanin mos t’jau ni!

Sondazhet e rreme nga zyret e juaja të uzurpuara nuk i bindin as anëtarët tuaj e lërë më qytetarët të cilët janë përcaktuar për Frontin Europian!

Festa europiane e ditës së enjte, një ditë pas zgjedhjeve, do të jetë sondazhi më i mirë i fitores së madhe të qytetarëvë europian që kundërshtojnë shërbëtorët e VMRO-Levicës pro ruse e antishqiptare.

VOTO

#FrontiEuropian #Bashkë

P.S. Shihemi të dielën n’shesh!

 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=977102237112628&set=a.262689908553868