Grubi: Ja kërkoj dorëheqjen Mexhitit, Taravarit, Kasamit dhe Gashit (VIDEO)

Artan Grubi nga BDI njoftoi se nesër Fronti Europian me fillim nga ora 13:00 në Çair do të mbajë konferencë për shtyp ku do të kërkojë dorëheqjen e liderëve të VLEN. Grubi tha se do të kërkojnë nga liderët e opozitës shqiptare të tregojnë noterin ku kanë dorëzuar dorëheqjet.


“Nga kjo studio dua të ia kërkoj dorëheqjen e menjëhershme Izet Mexhitit për humbjen spektakolare në Çair, Arben Taravarit për humbjen në shtëpinë e vet në Gostivar, Bilall Kasamit për humbjen në Tetovë, Afrim Gashit…nuk di ku ka humbur, edhe atij kryetarit të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiut, edhe atij, për humbjen spektakolare në Zhelinë”, tha Grubi.